Operacion policor në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika
Një operacion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Kaçanikut, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, e cila tha se “Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante, pas hetimeve intensive, ka filluar […] The post Operacion policor në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika appeared first on Albinfo.

Një operacion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Kaçanikut, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, e cila tha se “Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante, pas hetimeve intensive, ka filluar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik”. Ajo shtoi se detaje të tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacionit, transmeton albinfo.ch.
Vrasja e rreshterit Lika ka ndodhur më 1 prill në hyrje të banesës së tij.
Në lidhje me zhvillimet e fundit ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook.
Hetimet deri më tani kanë treguar se vrasja është kryer nga dy persona të rinj në moshë, të cilët janë kapur nga kamerat e sigurisë në zonë. Sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, autorët nuk kanë përdorur maska, por kanë qenë me kapela. “Ka qenë natë dhe ka qenë zor të identifikohen”, tha kryeprokurori Burim Çerkini, duke shtuar se janë grumbulluar prova materiale të rëndësishme nga vendi i ngjarjes, transmeton albinfo.ch.
The post Operacion policor në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika appeared first on Albinfo.