KOSOVA

Operacioni “Heshtja”, arrestohet ish-ministri i njohur i Kosovës (FOTO)

Kosova.Today ·

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin e djeshëm policor të koduar “Heshtja” në rajonin e Prishtinës. Burime të KALLXO-s brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se Haraqija është...

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin e djeshëm policor të koduar “Heshtja” në rajonin e Prishtinës.

Burime të KALLXO-s brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se Haraqija është njëri nga personat e ndaluar në këtë operacion antidrogë.

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtij operacioni janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt.Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, sasi të tjera të substancave të dyshuara narkotike, rreth 16 mijë euro para të gatshme, gjashtë vetura, ora luksoze, stoli të çmuara, një armë zjarri dhe pajisje të tjera.

Sipas Policisë, vlera e përgjithshme e substancave narkotike dhe aseteve të sekuestruara vlerësohet në rreth 301 mijë euro.

Astrit Haraqija dhe Ibrahim Rugova


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

14.11.2026

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

14.11.2026

6.3 miliardë importe për 10 muaj – nga Kina te Gjermania, ja çfarë po importon më së shumti Kosova

14.11.2026

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026