SHQIPERIA

Opozita “në rresht” për tek Ilir Meta, që në pikë të mëngjesit

Presidenti i vendit Ilir Meta, ashtu siç kishte paralajmëruar, do të zhvillojë nesër një takim me partitë jashtë parlamentare. Takimi do të zhvillohet nesër në orën 09.00 në presidencë.
Në këtë takim pritet të marrin pjesë kryetari i PD Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kryetari i PR Fatmir Mediu, kryetari i LZHK Dashamir Shehi dhe kryetari i PAA Agron Duka.
Në takim po ashtu pritet që të jenë edhe kryetarët e partive të tjera jashtë parlamentare Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi dhe Nard Ndoka.
Por përpara takimit të nesërm, Basha zhvilloi sonte një takim me aleatët e djathtë në selinë blu. Basha u takua me aleatët dhe vazhdon të bëjë përpjekje për reformën zgjedhore.
Partia Demokratike ka nxjerrë edhe një projekt-rezolutë, për të zbardhur se nga vijnë paratë me anë të së cilave financohen partitë. Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar ka hartuar këtë projekt-rezolutë, pasi ka akuzuar shpesh herë maxhorancën e vendit se financohet nga para të pista e të krimit të orga..

Loading...

Presidenti i vendit Ilir Meta, ashtu siç kishte paralajmëruar, do të zhvillojë nesër një takim me partitë jashtë parlamentare. Takimi do të zhvillohet nesër në orën 09.00 në presidencë.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë kryetari i PD Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kryetari i PR Fatmir Mediu, kryetari i LZHK Dashamir Shehi dhe kryetari i PAA Agron Duka.

Në takim po ashtu pritet që të jenë edhe kryetarët e partive të tjera jashtë parlamentare Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi dhe Nard Ndoka.

Por përpara takimit të nesërm, Basha zhvilloi sonte një takim me aleatët e djathtë në selinë blu. Basha u takua me aleatët dhe vazhdon të bëjë përpjekje për reformën zgjedhore.

Partia Demokratike ka nxjerrë edhe një projekt-rezolutë, për të zbardhur se nga vijnë paratë me anë të së cilave financohen partitë. Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar ka hartuar këtë projekt-rezolutë, pasi ka akuzuar shpesh herë maxhorancën e vendit se financohet nga para të pista e të krimit të organizuar.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Opozita “në rresht” për tek Ilir Meta, që në pikë të mëngjesit Opozita “në rresht” për tek Ilir Meta, që në pikë të mëngjesitRating: 5.0
To Top