Osmani për vra*sjen në Graçanicë: Një grua më pak, një vras*ës më shumë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje që dyshohet se ka ndodhur nga burri i saj në Graçanicë. Osmani tha se është e tmerruar dhe e indinjuar nga vrasja brutale e gruas nga bashkëshorti i saj, teksa tha se mizori të tilla që po vazhdojnë ta atakojnë shoqërinë kosovare, nuk […]

Osmani për vra*sjen në Graçanicë: Një grua më pak, një vras*ës më shumë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje që dyshohet se ka ndodhur nga burri i saj në Graçanicë.

Osmani tha se është e tmerruar dhe e indinjuar nga vrasja brutale e gruas nga bashkëshorti i saj, teksa tha se mizori të tilla që po vazhdojnë ta atakojnë shoqërinë kosovare, nuk duhet të tolerohen.

“Ky akt mizor nuk është një incident i izoluar, por një veprim  shqetësues i dhunës ndaj grave që kërkon veprim të menjëhershëm dhe vendimtar”.

“Institucionet e drejtësisë duhet të sigurohen që nëpërmjet zbatimit të saktë të ligjeve dhe udhëzuesve të dënimeve t`i japin fund femicidit. Fatkeqësisht, shohim tepër shpesh raste kur dhunuesit lirohen me dënime shumë më të ulëta sesa ato që parashihen me ligj”, shkroi Osmani.

E para e shtetit i shprehu ngushëllime familjes së viktimës, ku tha se janë përkrah të gjithë atyre që kanë humbur familjarët për shkak të femicidit.

“Të gjithë duhet të jemi një, derisa asnjë grua të mos ketë frikë për jetën e saj”, shkroi Osmani,.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji burrit të dyshuar për vrasjen e gruas së tij.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :