Osmani tha se incidenti në Shkup ishte provokim, Kurti: S’kemi qëndrim të tillë, mund ta ketë thënë ndonjë qytetar

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u përball me një incident në aeroportin e Shkupit të enjten, pas së cilit Presidenca e përshkroi situatën si “provokim të pastër” dhe tendencioze. Kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron sot në Shkup, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Hristjan Mickoski tha se institucionet e Kosovës s’kanë qëndrim […]

Osmani tha se incidenti në Shkup ishte provokim, Kurti: S’kemi qëndrim të tillë, mund ta ketë thënë ndonjë qytetar

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u përball me një incident në aeroportin e Shkupit të enjten, pas së cilit Presidenca e përshkroi situatën si “provokim të pastër” dhe tendencioze.

Kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron sot në Shkup, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Hristjan Mickoski tha se institucionet e Kosovës s’kanë qëndrim të tillë dhe se një raport zyrtar do tazbardhë ngjarjen.

I pyetur se a qëndron akoma “në këtë vlerësim”, Kurti tha: “Nuk e di që kemi pasur si institucione të Republikës qëndrim të tillë. Mund ta ketë thënë ndokush prej qytetarëve, por jo institucionet e Republikës”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë deklaratën e saj që paraqet qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Gjithashtu e kemi parë edhe qëndrimin me deklaratë publike dhe zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme këtu, të Maqedonisë së Veriut. Besoj që duhet ta synojmë të vërtetën dhe kurrsesi tensionimin. Pra, le të zbardhet rasti. Janë organet përkatëse që e bëjnë këtë gjë. Kryeministri Mickoski dhe unë nuk mund ta bëjmë tash edhe zyrtarin doganor, edhe policin hetues, edhe inspektoriatin e policisë, edhe atë që mbikëqyr sigurimin e aeroportit, e kështu me radhë. Siç u tha edhe në takimin që ishim, po bëhemi ngadalë por sigurt ekspertë të detajeve teknike, por unë besoj që sa i përket thelbit të gjësë tashmë jemi përgjigjur dhe masat po merren”, tha ai.

Presidenca publikoi të premtën një reagim në të cilin shprehte indinjatën “për deklarimet e papranueshme të MPB të Maqedonisë së Veriut si dhe për propagandën që po zhvillohet kundër Republikës së Kosovës në disa media të Maqedonisë së Veriut sa i përket incidentit të paprecedentë”.

Aty thuhej se po e sqaronin “edhe njëherë situatën në tërësi”.

“Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”, thuhej ndër tjera në shpjegimin e Presidencës.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :