MAQEDONIA

Pacientët me kancer ankohen për mungesë terapish dhe barna jashtë listës pozitive

Kosova.Today ·

Pacientët e Onkologjisë çdo ditë përballen me pritje të gjata për të marrë terapitë, por përveç kësaj ata shpeshherë detyrohen t’i blejnë vetë ato për shkak të mungesës së barnave ose mos përfshirjes së tyre në listën pozitive. Në mungesë...

Pacientët e Onkologjisë çdo ditë përballen me pritje të gjata për të marrë terapitë, por përveç kësaj ata shpeshherë detyrohen t’i blejnë vetë ato për shkak të mungesës së barnave ose mos përfshirjes së tyre në listën pozitive. Në mungesë të shërbimeve të nevojshme pacientët detyrohen të kërkojnë trajtim në klinikat private.“I bëj thirrje Qeverisë dhe Kryeministrit që t’i vendosin barnat në listën pozitive. Ja, do t’ju tregoj një shembull: unë kam paguar 3.300 euro, ndërsa në Gjermani këto barna kushtojnë vetëm 10 euro. Unë kam paguar vetëm për një dozë, ndërsa më duhen edhe dy të tjera, që do të thotë rreth 10 mijë euro. Ja shikon. këto barna janë për kancerin e mushkërive”, tha një qytetar.

Pacientët detyrohen të kalojnë nga një klinikë në tjetrën për të kërkuar ndihmë, por ata shpesh mbeten pa e marrë shërbimin e nevojshëm.

“Mbërritëm në repartin e Onkologjisë; mjeku na pa dhe na drejtoi te Hematologjia. Shkuam te Hematologjia, por për ta thënë troç ata na nxorën jashtë, pothuajse na dëbuan. Mjeku aty nëse mund të quhet i tillë tha: “Nuk jam në shërbim; thjesht po jua them këtë.” Ishte tejet i pasjellshëm me mua…Pacienti ka hemorragji, ka numër të ulët trombocitesh, ndërsa ne tani kemi mbetur në rrugë pa ndihmë, nuk dimë ku të udhëzohemi”, tha një qytetare.

Vështirësitë e pacientëve të prekur nga kanceri vazhdojnë edhe me incizimet radiodiagnostike, mungesën e skriningut, pritjet e gjata për biopsi dhe vonesat në marrjen e terapive./Alsat.mk.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

10.11.2026

Dy banka të njohura të huaja në konkurrencë për të blerë Alta Bankën në Maqedoninë e Veriut

09.11.2026

Musa Xhaferi pengon ratifikimin e marrëveshjes për kontrollin kufitar hyrje-hyrje me Shqipërinë, reagojnë nga VLEN

10.11.2026

Skandal në një shkollë të Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!

10.11.2026