Pacolli tregon bisedën me një zyrtar të IATA rreth rastit të Presidentes: S’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin

Kryetari i Aleancës Kosova Re ka thënë se kryesuesi i e departamentit të sigurisë së pasagjerëve të asociacionit IATA nga Toronto, i ka konfirmuar se nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan. Kjo çështje sipas tij u ngrit pas ndalesës së i […]

Pacolli tregon bisedën me një zyrtar të IATA rreth rastit të Presidentes: S’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin

Kryetari i Aleancës Kosova Re ka thënë se kryesuesi i e departamentit të sigurisë së pasagjerëve të asociacionit IATA nga Toronto, i ka konfirmuar se nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan. Kjo çështje sipas tij u ngrit pas ndalesës së i është bërë presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

“Sot isha në një udhëtim të shkurtër në Itali me kryesuesin e departamentit të sigurisë së pasagjerëve të asociacionit IATA nga Toronto.   Ra fjala për ngjarjen në Shkup. Ai më konfirmoi (atë që edhe unë e dija) se nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan, veçanërisht me aeroplan publik ku është në pyetje siguria e pasagjerëve të tjerë. Në rast se ndonjë pasagjer refuzon kontrollin nga shërbimi i sigurisë, këta të fundit, ndër të tjera, informojnë pilotin e aeroplanit përkatës dhe piloti vendos automatikishtë që aeroplani të mos ngrihet në ajër”, tha Pacolli.

Tutje ai deklaroi se nuk ka instancë që ta urdhërojë pilotin që ta nis aeroplanin nëse ai është informuar se në bord mund të ketë  pasagjer te pa kontrolluar.

“Përndryshe nuk  ka instancë qe urdheron pilotin të nis aeroplanin nese ai është informuar se në bord mund të ketë  pasagjer te pa kontrolluar.   Kjo ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ku piloti ka refuzuar të nisë udhëtimin me pasagjerë që nuk i janë nënshtruar kontrollit të sigurisë, dhe për këtë arsye është shkaktuar vonesa e madhe e nisjes së aeroplanit me shumë pasagjerë brenda.  Sa i përket klonimit të telefonit, është naive të thosh  se telefoni mund të klonohet ndërsa kalon në makinerinë X-ray”, tha tutje Pacolli.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :