SHOWBIZ

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

Kosova.Today ·

Këngëtarja shqiptare ka paditur kompaninë koreano-jugore për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj. Avokatët e saj kanë paraqitur një padi prej 15 milionë dollarësh, duke pretenduar se Samsung ka përdorur një fotografi të saj për të shitur...

Këngëtarja shqiptare ka paditur kompaninë koreano-jugore për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj.

Avokatët e saj kanë paraqitur një padi prej 15 milionë dollarësh, duke pretenduar se Samsung ka përdorur një fotografi të saj për të shitur televizorë. Sipas Variety, Samsung e ka përdorur imazhin e këngëtares së “Training Season” dhe “Levitating” në paketimet prej kartoni të televizorëve që prej vitit të kaluar.

Kur artistja është vënë në dijeni, ka kërkuar ndërprerjen e përdorimit të imazhit të saj, por sipas avokatëve të saj, kompania ka reaguar me “indiferencë dhe mungesë ndjeshmërie”, duke refuzuar kërkesën.

“Fytyra e Lipës është përdorur në mënyrë të dukshme për një fushatë marketingu masiv për një produkt konsumator, pa dijeninë e saj, pa kompensim dhe pa asnjë mundësi kontrolli apo ndërhyrjeje,” thuhet në padi. “Lipa nuk e ka autorizuar dhe nuk do ta kishte autorizuar këtë përdorim.”

Sipas padisë, Dua Lipa mban të drejtat e autorit mbi fotografinë, e cila është shkrepur në prapaskenë gjatë Austin City Limits Festival në vitin 2024.


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dalin FOTOT e banorit të Big Brotherit me të dashurën e re – qenka një super-vajzë

10.11.2026

Në moshën 42-vjeçare, këngëtarja shumë e njohur bëhet nënë për herë të parë – dalin PAMJET

14.11.2026

Rrëfimi për borxhet, Akili emocionon me historinë e tij

09.11.2026

Vesa lajmërohet nga Gjilani, me këtë veshje do ta ‘shkrijë’, Mirlindin

15.11.2026