Pagat e minatorëve të Trepçës mund të dalin javën tjetër
Pritjes dymujore e minatorëve të Trepçës për t’i marrë pagat e tyre mund t’i vie fundi javën tjetër. Kështu të paktën ka paralajmëruar kryeshefi i kësaj ndërmarrje Bashkim Kurti, pas takimit që të premten e kishte me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Ai deklaroi për RTV Dukagjinin se beson se kjo mund të ndodh në […]
Pritjes dymujore e minatorëve të Trepçës për t’i marrë pagat e tyre mund t’i vie fundi javën tjetër.
Kështu të paktën ka paralajmëruar kryeshefi i kësaj ndërmarrje Bashkim Kurti, pas takimit që të premten e kishte me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ai deklaroi për RTV Dukagjinin se beson se kjo mund të ndodh në fillim të javës tjetër dhe minatorët mund t’i kthehen punës.
“Ne kemi takime të rregullta në baza ditore. Sot jemi takuar me ministren Rizvanolli dhe kryesuesin e bordit për sqarime shtesë dhe po besoj se në fillim të javës së ardhshme do dalin pagat dhe minatorët do t’i kthehen punës”, ka thënë ai.
Minatorët e Trepçës kanë më tepër se dy muaj pa i marrë pagat e tyre.
Para disa ditësh, Qeveria përmes një reagimi është zotuar për angazhim në gjetjen e një zgjidhjeje, por duke theksuar se përkrahja financiare varet nga zotimi se do të ulen shpenzimet dhe do të rifillojë rritja e prodhimit.
Kujtojmë se Bashkim Kurti, u lirua nga detyra e kryeshefit të Trepçës, në orët e vona të së premtes.
Kështu bëri të ditur përmes një njoftimi bordi i kësaj ndërmarrje.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk