SHQIPERIA

Paketa Fiskale 2027, transporti publik kërkon përjashtim nga taksa e qarkullimit

Kosova.Today ·

Rreth 450 deri në 500 mijë qytetarë në të gjithë vendin përdorin transportin publik, por kostoja e këtij shërbimi dhe barra fiskale mbi operatorët rrezikojnë të bëhen edhe më të rënda. Kështu është shprehur Shoqata Kombëtare e Transportit...

Rreth 450 deri në 500 mijë qytetarë në të gjithë vendin përdorin transportin publik, por kostoja e këtij shërbimi dhe barra fiskale mbi operatorët rrezikojnë të bëhen edhe më të rënda.

Kështu është shprehur Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në letrën e drejtuar Kuvendit me një paketë kërkesash për lehtësira fiskale, në kuadër të diskutimeve për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2027.

Operatorët kundërshtojnë rritjen e propozuar të TVSH-së nga 20 në 21% dhe kërkojnë që transporti publik të përfitojë një normë të reduktuar prej 6% duke e konsideruar atë shërbim bazë për familjet.

“ Duke marrë parasysh rritjen e kostove të karburantit dhe të shpenzimeve të jetesës, Shoqata vlerëson se çdo rritje shtesë e barrës fiskale mbi transportin publik duhet të analizohet në raport me ndikimin te qytetarët dhe aftësinë financiare të operatorëve.” shkruhet në letrën e shoqatës.

Përveç uljes së TVSH-së, shoqata kërkon përjashtimin e autobusëve të licencuar nga taksa e re vjetore e qarkullimit si dhe përjashtimin nga akciza të karburantit të përdorur për transportin publik ose krijimin e një skeme rimbursimi.

Argumenti i operatorëve është se ndërsa kostot e karburantit, pagave dhe mirëmbajtjes rriten ata nuk mund të ndryshojnë në mënyrë të njëanshme çmimin e biletës dhe abonimit. Për këtë arsye kërkojnë nga Kuvendi një seancë dëgjimore dhe analizë të posaçme të efekteve që paketa fiskale e vitit të ardhshëm mund të ketë mbi sektorin dhe qytetarët.

The post Paketa Fiskale 2027, transporti publik kërkon përjashtim nga taksa e qarkullimit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Hita: Do të godasim organizatat e drogës nga financuesit te trafikantët, në fokus edhe të miturit

10.11.2026

Eksplozivi në biznesin e Noizyt në Durrës, dëshmojnë Noizy dhe babai i tij në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Isha në gjumë

10.11.2026

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: A do ta mbështesë opozita kësaj radhe?

09.11.2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar

09.11.2026