KOSOVA

Pamje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku vdiq një person

Kosova.Today ·

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:27, afërsisht 29 kilometra larg Vërmicës....

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:27, afërsisht 29 kilometra larg Vërmicës. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Njësitet policore dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, km i 29 nga Vërmica. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, janë ftuar edhe ekipet mjekësore.

“Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

14.11.2026

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione flet për Adem Jasharin (VIDEO)

15.11.2026

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

15.11.2026