Papa Françesku vuan nga pneumoni e dyfishtë, gjendja shëndetësore mbetet “komplekse”
Papa Françesku ka zhvilluar “pneumoni të dyfishtë”, tha Vatikani sot, duke shtuar se testet e reja tregojnë një ndërlikim të mëtejshëm në pasqyrën klinike të papës, transmeton Anadolu. “Testet laboratorike, radiografitë e gjoksit dhe pasqyra klinike e Atit të Shenjtë vazhdojnë të paraqesin një pamje komplekse”, tha Vatikani në një deklaratë të lëshuar pasdite vonë. [...]Read More...

Papa Françesku ka zhvilluar “pneumoni të dyfishtë”, tha Vatikani sot, duke shtuar se testet e reja tregojnë një ndërlikim të mëtejshëm në pasqyrën klinike të papës, transmeton Anadolu.
“Testet laboratorike, radiografitë e gjoksit dhe pasqyra klinike e Atit të Shenjtë vazhdojnë të paraqesin një pamje komplekse”, tha Vatikani në një deklaratë të lëshuar pasdite vonë.
Françesku, 88 vjeç, u shtrua në Spitalin Gemelli të Romës të premten me vështirësi në frymëmarrje për shkak të bronkitit.
Vatikani tha se infeksioni polimikrobik nga i cili vuan papa ka kërkuar “përdorimin e terapisë antibiotike kortizonike, duke e bërë trajtimin terapeutik më kompleks”.
Megjithatë, shtoi ai, Françesku mbetet me “moral të lartë” dhe kërkon “me mirënjohje” që të vazhdohen lutjet për të.
Vatikani kishte njoftuar më herët se Françesku nuk do të merrte pjesë në ngjarjet e planifikuara për këtë fundjavë dhe se kishte deleguar një prelat për të kremtuar meshën për të të dielën.
Kjo është hera e katërt që Françesku shtrohet në Spitalin Gemelli. Në vitin 2021, ai iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë atje, ndërsa u trajtua për një infeksion respirator në vitin 2023, duke u larguar nga spitali pas tri ditësh. Ai u shtrua në spital disa muaj më vonë për t’iu nënshtruar një operacioni abdominal për një hernie.