Para katër ditësh u arrestua për dhunë në familje dhe u lirua, sot plagosi gruan në Fushë-Kosovë
Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë-Kosovës, që për pak përfundoi tragjikisht. Për motive akoma të panjohura, një burrë dyshohet se e qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij. Viktima tashmë është transportuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Sinjali raportoi se i dyshuari është Idriz Alija, ndërsa […]
Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë-Kosovës, që për pak përfundoi tragjikisht. Për motive akoma të panjohura, një burrë dyshohet se e qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij. Viktima tashmë është transportuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Sinjali raportoi se i dyshuari është Idriz Alija, ndërsa viktima që e qëlloi është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri.
Burimet e njëjta thonë se para katër ditësh i dyshuari u arrestua për dhunë në familje, pasi u denoncua nga viktima për dhunë psikike e presion të vazhdueshëm.
Pasditen e 2 gushtit në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes për shkak të konflikteve për xhelozi.
Denoncimi i rastit vuri në lëvizje Policinë dhe pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, raporton Sinjali.
Pas përfundimit të masës së ndalimit policor, i dyshuari u lirua dhe shkoi një hap më tej, ku sot e plagosi viktimën, rast ky që mund të përfundonte me fatalitet.
Nga Klinika Emergjente kanë bërë me dije se viktima u dërgua në gjendje të rëndë, por fatmirësisht për momentin është me vetëdije.
“I ka kryer disa intervenime, por për momentin gjendja është stabile. Ka disa plagë hyrëse dalëse, por gjendja është stabile”.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk