Paraburgim për të arrestuarit për krime lufte
Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J, të gjithë të dyshuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi nëse të […] The post Paraburgim për të arrestuarit për krime lufte appeared first on Albinfo.
Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J, të gjithë të dyshuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi nëse të pandehurit lihen në liri, paraqet rrezik që të njëjtit të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, pasi janë shtetas të Serbisë dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë, mund të bëjnë përpjekje të zhdukin provat materiale, si dhe të ndikojnë në të dëmtuar ose në të pandehur të tjerë, të cilët gjenden në arrati.
Ata dyshohen se në bashkëkryerje, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më datë 5 prill 1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psikikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuan popullatën civile shqiptare, si dhe kishin shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare.
The post Paraburgim për të arrestuarit për krime lufte appeared first on Albinfo.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk