Parashikimi i motit, Google po punon në një tjetër model me Al

Google Research ka njoftuar për modelin e ri gjenerues me Inteligjencë Artificiale (Al) i cili mund të ndihmojë në parashikimin më të saktë të motit. Por, Scalable Ansemble Envelope Diffusion Sampler (SEEDS) nuk është modeli i parë i këtij lloji për të cilin gjiganti teknologjik po punon. Kjo pasi më parë kompania ka zbuluar edhe […] The post Parashikimi i motit, Google po punon në një tjetër model me Al appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit, Google po punon në një tjetër model me Al

Google Research ka njoftuar për modelin e ri gjenerues me Inteligjencë Artificiale (Al) i cili mund të ndihmojë në parashikimin më të saktë të motit.

Por, Scalable Ansemble Envelope Diffusion Sampler (SEEDS) nuk është modeli i parë i këtij lloji për të cilin gjiganti teknologjik po punon.

Kjo pasi më parë kompania ka zbuluar edhe GraphCast, model ky që mund të parashikojë motin deri në 10 ditë përpara dhe MetNet-3, shkruajnë mediat e huaja.

Njoftimi për zbulimin e ri u bë nga inxhinieri i lartë i softuerit, Lizao Li, dhe shkencëtari kërkimor i Google Search, Rob Carver.

Ndërsa një punim mbi modelin gjenerues SEEDS është publikuar në revistën Science Advances.

Sipas njoftimit, SEEDS do të ndikojë në parashikimin e motit me dy mënyra, duke e bërë atë më të saktë dhe duke e ulur koston e parashikimit të tij.

Në thelb, ai fokusohet në atë që quhet “parashikim probabilistik” dhe ndërsa kushtet ndryshojnë dhe ai merr më shumë të dhëna, SEEDS e korrigjon veten për të gjeneruar rezultate më të sakta.

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit, Google po punon në një tjetër model me Al appeared first on Sinjali.