Pas Durmishit edhe shefi i kabinetit të Aliut në “aksion” për të dëshmuar se Ministria i ka dhënë paratë për projektin “Mokna”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën postoi një video nga Istogu për një projekt Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty. Pas videos nga Istogu, kanë ardhur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje due thënë se projekti financohet nga Ministria e Infrastrukturës. Për këtë […]

Pas Durmishit edhe shefi i kabinetit të Aliut në “aksion” për të dëshmuar se Ministria i ka dhënë paratë për projektin “Mokna”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën postoi një video nga Istogu për një projekt Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty.

Pas videos nga Istogu, kanë ardhur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje due thënë se projekti financohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Për këtë të dielën ka reaguar zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Pas tij, edhe Valon Hoti, shef i kabinetit të ministrit Liburn Aliu.

Ai ka thënë se “manipulimet nuk kalojnë”, duke theksuar se projekti është i financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

“Manipulimet nuk kalojnë ndërsa punimet për projektin “Livadhet e Istogut – Mokna vazhdojnë. Ilir Ferati e paska bërë një reagim të lodhët.  Vetëm një gjë paska harruar qëllimisht. Atë më të rëndësishme për realizimin e një projekti infrastrukturor, pra financat. Kush e financon projektin Livadhet e Istogut – Mokën, faza II? Komplet ky projekt financohet nga MMPHI. Vlera e tij është 2.9 milionë euro, kurse procedurat i ka ndjekur komuna sepse është rrugë lokale”.

“E sa për ligjërata, zakonisht ato i keni të bazuara në manipulime, mashtrime e gënjeshtra. Është mirë që Lumirin kur të vjen herë tjera në Istog të mos e gënjesh sepse “Rrena i ka këmbët e shkurtëra”. Por, siç duket, edhe atij e edhe juve po ju pëlqen të jetoni në gënjeshtra e iluzione, meqë sondazhet e të gjitha matjet e opinionit publik, ju tregojnë për teposhtzën që keni marrë.  Përndryshe, shuma e projekteve për 3 vite që MMPHI ka mbështetur komunën e Istogut është mbi 10 milionë euro dhe janë të listuata në tabelen që shihni. Projektet për të gjithë qytetart pa dallim sigurisht që nuk do ndalen. Gjithsesi, edhe demantimi i gënjeshtrave të tilla poashtu”, ka shkruar ai, në Facebook.

 

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :