Pas Malit, Nigeri ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën
Regjimi ushtarak i Nigerit njoftoi dje të martën ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm” të marrëdhënieve diplomatike me Ukrainën, dy ditë pas Malit, duke akuzuar Kievin për mbështetje ndaj “organizatave terroriste”. “Qeveria e Republikës së Nigerit, në solidaritet të plotë me qeverinë dhe popullin e Malit, ka vendosur me sovranitet të plotë kombëtar (…) ndërprerjen me [...]Read More...
Regjimi ushtarak i Nigerit njoftoi dje të martën ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm” të marrëdhënieve diplomatike me Ukrainën, dy ditë pas Malit, duke akuzuar Kievin për mbështetje ndaj “organizatave terroriste”.
“Qeveria e Republikës së Nigerit, në solidaritet të plotë me qeverinë dhe popullin e Malit, ka vendosur me sovranitet të plotë kombëtar (…) ndërprerjen me efekt të menjëhershëm të marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Nigerit dhe Ukrainës”, tha zëdhënësi, kolonel Amandou Abdraman.
Në fund të korrikut, separatistët dhe xhihadistët njoftuan se kishin vrarë dhjetëra anëtarë të Wagner dhe ushtarë malianë në luftime në Tenzawaten, pranë kufirit me Algjerinë, në skajin verilindor të vendit Sahel. EDMA dhe Wagner pranuan se pësuan humbje të mëdha, pa shpallur numra specifik.
Kjo ishte disfata më e rëndë që ka pësuar Wagner në luftime në Afrikë, sipas analistëve. Oficeri i inteligjencës ushtarake Andriy Yusov theksoi që Kievi u dha informacione rebelëve që kontribuan në suksesin e sulmit të tyre./abcnews.al
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk