Pas trupave amerikane në Veri, patrullojnë edhe ushtarët polakë – KFOR jep detaje
Më 1 janar të vitit 2025 në Veri të Kosovës kanë patrulluar forcat amerikane që shërbejnë në Kosovë. Ndërkohë sot në pjesën e Veriut të vendit kanë qëndruar për patrullim forcat polake që shërbejnë në Kosovës. Njoftimin për këtë e ka dhënë KFOR-i në faqen zyrtare, duke thënë se këto patrullime janë pjesë e përpjekjes

Më 1 janar të vitit 2025 në Veri të Kosovës kanë patrulluar forcat amerikane që shërbejnë në Kosovë. Ndërkohë sot në pjesën e Veriut të vendit kanë qëndruar për patrullim forcat polake që shërbejnë në Kosovës.
Njoftimin për këtë e ka dhënë KFOR-i në faqen zyrtare, duke thënë se këto patrullime janë pjesë e përpjekjes së KFOR-it për garantim të një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.