SHQIPERIA

MIA: I pavërtetë informacioni për fluturime shtesë Tel Aviv–Tiranë (FOTO)

Kosova.Today ·

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka përgënjeshtruar informacionet që po qarkullojnë për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, duke theksuar se nuk është planifikuar asnjë fluturim shtesë në këtë linjë. Përmes një postimi në rrjetet...

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka përgënjeshtruar informacionet që po qarkullojnë për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, duke theksuar se nuk është planifikuar asnjë fluturim shtesë në këtë linjë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, MIA bëri të ditur se, “Informacioni që po qarkullon për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës është i pavërtetë”.

“Nuk është planifikuar asnjë fluturim shtesë në linjën Tel Aviv–Tiranë. Operimet ajrore vijojnë normalisht, sipas skedulit dimëror të përcaktuar”, thuhet në njoftim.

Agjencia u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve të pasakta dhe të ndjekin burimet zyrtare për çdo përditësim lidhur me fluturimet.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve të pasakta dhe të informohen nga burimet zyrtare për çdo përditësim”, thekson MIA.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

10 projekte shqiptare financohen me 4,3 milion euro nga RCF për trajnime profesionale

25.11.2026

Kallëzimi i SPAK-së ndaj Elisa Spiropali: Artan Hoxha shkruan pikëpyetje

26.11.2026

Protesta e 28 Nëntorit: Berisha thirr për bashkimin e të gjithë kundër "rrezikut ekzistencial

25.11.2026

Ambasadori amerikan Wendt: Investimet në Shqipëri duhet të përfshijnë gjeneratën e re

26.11.2026