SHQIPERIA

Pedagogët thirrje kundër Ramës: Prindër, mbështesni fëmijët tuaj! Apel ambasadave, që të mos lejojnë përshkallëzimin

Kosova.Today ·

Sindikata e pedagogëve ka zhvilluar një marshim nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt Kryeministrisë, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që prej muajsh protestojnë për ndryshime dhe përmirësimin e kushteve të tyre. Kreu...

Sindikata e pedagogëve ka zhvilluar një marshim nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt Kryeministrisë, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që prej muajsh protestojnë për ndryshime dhe përmirësimin e kushteve të tyre. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, deklaroi se mbështet kërkesat e studentëve dhe do të jenë në shesh çdo ditë në orën 10:00

“Me grupin e sindikatës kemi diskutuar se cili do të ishte qëndrimi ynë në vijimësi. Qëndrimi paraprak është ky: Mbështesim studentët tanë. Qëndrimi i dytë, ne të mblidhemi çdo ditë këtu në orën 10:00, në mënyrë që çdo ditë të shprehim solidaritetin me studentët. Kjo të ndodhë derisa të jetë e nevojshme. Çdo ora 10:00 çdo ditë jemi para Universitetit Politeknik të Tiranës”.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO)

13.11.2026

Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj

13.11.2026

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn! Lihet “detyrim paraqitje”

13.11.2026

Rama: Drejtësia godet edhe brenda pushtetit, kjo është prova e pavarësisë së saj

14.11.2026