SHQIPERIA

Për një vend në BKH/ Kryekomisarë, avokatë, oficerë gjyqësorë dhe drejtorë burgjesh

Që prej fillimit të muajit janar u hapën aplikimet për një vend si drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gara startoi edhe online, ku shumë prej kandidatëve plotësuan të gjithë dokumentacionin për të drejtuar strukturën BKH, një prej më të rëndësishmeve që do të jetë në krah të SPAK, e për të cilën vëmendja ka qenë edhe amerikane.
Madje Ambasada Amerikane në faqen e saj zyrtare në Facebook, shpesh ka bërë thirrje për aplikantët, ashtu sikurse ka publikuar edhe procedurat e funksionimit, por edhe të trajnimit të atyre që do të jenë pjesë, në Virginia tw Shteteve tw Bashkuara tw Amerikws.
Për strukturën që tashmë njihet edhe si “FBI” shqiptare kanë aplikuar shumë oficerë policisë me gradën komisar e kryekomisarë, por edhe oficerë të Policisë Gjyqësore, avokatë, drejtorë, apo ish-drejtorë burgjesh e deri ekonomistë.
Ka edhe nga ata që kanë qenë jashtë shtetit si emigrantë, apo të larguar përmes lotarive të ndryshme që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e garës për një vend në Byr..

Loading...

Që prej fillimit të muajit janar u hapën aplikimet për një vend si drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gara startoi edhe online, ku shumë prej kandidatëve plotësuan të gjithë dokumentacionin për të drejtuar strukturën BKH, një prej më të rëndësishmeve që do të jetë në krah të SPAK, e për të cilën vëmendja ka qenë edhe amerikane.

Madje Ambasada Amerikane në faqen e saj zyrtare në Facebook, shpesh ka bërë thirrje për aplikantët, ashtu sikurse ka publikuar edhe procedurat e funksionimit, por edhe të trajnimit të atyre që do të jenë pjesë, në Virginia tw Shteteve tw Bashkuara tw Amerikws.

Për strukturën që tashmë njihet edhe si “FBI” shqiptare kanë aplikuar shumë oficerë policisë me gradën komisar e kryekomisarë, por edhe oficerë të Policisë Gjyqësore, avokatë, drejtorë, apo ish-drejtorë burgjesh e deri ekonomistë.

Ka edhe nga ata që kanë qenë jashtë shtetit si emigrantë, apo të larguar përmes lotarive të ndryshme që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e garës për një vend në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Por kush janë ata që vijnë nga radhët e Policisë? Pjesa më e madhe e të tyre janë aktualisht në detyra të rëndësishme në radhët e Policisë së Shtetit. Emri që bie më shumë në sy në këtë listë është ai i Eduart Merkajt, që aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Përveç Merkajt janë edhe Adriatik Ago, Ardian Çipa, Ervin Hodaj, Idajet Faskaj, Pëllumb Seferi e Krenar Ahmeti.

Ky i fundit një personazh mediatik, që prej kohës kur drejtonte Policinë Rrugore të Tiranës, dhe si një prej atyre që ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbërriti në Shqipëri në kohën kur Bujar Nishani ishte Ministër i Brendshëm.

Jo më pak pretendentë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë edhe oficerët e tjerë të Policisë Sabri Hoxha, Artan Shkëmbi, Aida Veizaj, Artan Pjetërnikaj, Blerina Bajollari, Blerta Dervishi, Enver Levani, Gentian Hilla, Gentjan Shehaj, Kristaq Dashi, Lindita Nushi dhe Mimoza Haxhihyseni, qw tw gjitha me detyra nw sektorw tw ndryshwm tw Policisw sw Shtetit.

Në grupin e dytë të atyre që kërkojnë të kenë drejtimin e strukturës BKH, që do furnizojë me prova e fakte prokurorët e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve janë ish-prokurorë, prokurorë, apo edhe oficerë të Policisë Gjyqësore.

Arben Karkini që ka drejtuar për një kohë të shkurtër edhe Prokurorinë e Përgjithshme në kohën e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon është një prej tyre që kërkon vendin e kreut të BKH.

Më pas, Bujar Madani, Dritan Osmani, Edmond Kasmi, janë të tjerë juristë në pozicione të ndryshme pune që duan të jenë kontributorë në BKH, duke aplikuar brenda afatit ligjor që u mbyll sot.

Listës së aplikantëve nuk i kanë shpëtuar edhe dy drejtues burgjesh. Njëri prej tyre Agim Ismaili, që në fakt kohët e fundit është përfshirë edhe në një skandal që lidhet me daljen nga qelia të Dritan Dajtit për një kurim në një klinikë private në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Përgjegjësia kryesore, penale dhe administrative, duhet të ishte në fakt për Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të BurgjeveAgim Ismaili. Kjo pasi ai është drejtuesi kompetent i të gjithë zinxhirit të strukturave të vuajtes së dënimit në rrethe dhe në qendër. Por pavarësisht këtij fakti, Agim Ismaili kërkon një vend në BKH.

Një tjetër ish-drejtor burgjesh që kandidon për në Byronë Kombëtare të Hetimit është Saimir Shehri, që ka dhënë dorëheqjen kohë më parë për arsye familjare dhe kërkon rikthimin në detyra shtetërore në një strukturë tejet të rëndësishme që plotëson kuadrin ligjor të Reformës në Drejtësi.

Ka edhe ekonomistë që duan të jenë në krye të strukturës së rëndësishme. Një prej tyre është Zef Preçi, një emër i njohur në publik me analizat e tij mbi ekonominë në Shqipëri.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Për një vend në BKH/ Kryekomisarë, avokatë, oficerë gjyqësorë dhe drejtorë burgjesh Për një vend në BKH/ Kryekomisarë, avokatë, oficerë gjyqësorë dhe drejtorë burgjeshRating: 5.0
To Top