SHQIPERIA

QSUT përditëson gjendjen e të lënduarve nga protesta: 26 persona të trajtuar, dy efektivë nën kujdesin mjekësor

Kosova.Today ·

QSUT nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka  përditësuar gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, ora 19:15. Në deklaratë thuhet se në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë...

QSUT nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka  përditësuar gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, ora 19:15.

Në deklaratë thuhet se në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë policie, protestues e kalimtarë. Janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra,  i është nënshtruar ndërhyrjejes kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë, nga ku pritet reagimi.

Gjithashtu, 2 protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore, dhe stabël për momentin.

Pak minuta më parë kanë mbërritur 3 kalimtarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit, në QSUT nuk ka asnjë të lënduar aktualisht.

The post QSUT përditëson gjendjen e të lënduarve nga protesta: 26 persona të trajtuar, dy efektivë nën kujdesin mjekësor appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Erjon Vishkulli: Protestuesi i plagosur në sy flet për dëshmi në Prokurori

25.11.2026

SPAK dërgon në gjyq 10 për pastrim parash nga narkotika

26.11.2026

Faturat e ujit me fasha: Familjet me konsum mbi 18 m³ do të paguajnë më shumë

24.11.2026

Marta Kos në Tiranë: Takime me Ramën dhe institucione për integrimin e Shqipërisë në BE

25.11.2026