Përdorimet fantastike të sodës së bukës në shtëpi
Soda e Bukës është një nga përbërësit më të jashtëzakonshëm përsa i përket shumë përdorimeve të saj në gjithë shtëpinë. Soda ka efekte mrekullibërëse përtej asaj që njohim të gjithë, duke nisur nga heqja e njollave tek bardhësia e rrobave, pastrimi i enëve të kuzhinës, pastrimi i mobiljeve apo sendeve të ndryshme në shtëpi e […]
Soda ka efekte mrekullibërëse përtej asaj që njohim të gjithë, duke nisur nga heqja e njollave tek bardhësia e rrobave, pastrimi i enëve të kuzhinës, pastrimi i mobiljeve apo sendeve të ndryshme në shtëpi e deri tek kujdesi për dhëmbët e higjena personale etj.
Marketingi’u liston më poshtë disa nga mënyrat e përdorimit të sodës së bukës në shtëpi.
Disa nga Metodat Efikase të Përdorimit të Sodës Pastë dhëmbësh në kushtet e shtëpisëPërzieni pak sodë buke me vaj arre kokosi, vaj esencial menteje dhe me të mund të përgatisni një pastë dhëmbësh efikase kundër baktereve.
Deodorant natyralPërzieni sodën e bukës me niseshten e misrit dhe disa pika me vaj esencial livandoje dhe përdoreni pastën nën sqetulla.
EksfoliantSoda e bukës largon qelizat e vdekura, shkatërron bakteret dhe e mban lëkurën të butë dhe të ushqyer.
Kundër insekteveVendosni sodë buke në vendin ku insektet shfaqen më shpesh dhe shumë shpejt do të keni një ambient të çliruar nga insektet.
Kundër aromaveSoda e bukës largon aromat e këqija në frigorifer dhe përçon shumë freski në të.
Kundër njollaveSoda e bukës rekomandohet për heqjen e njollave dhe shkëlqimin e tenxhereve atëherë kur larësi ju lë në baltë.
Kundër mushkonjavePërzieni sodën e bukës me ujë dhe me të lyeni zonën ku ju kanë pickuar mushkonjat.
Më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë.
Pastrimi i tubavePërdorni gjysëm filxhani me sodë buke dhe një filxhan me uthull.
Hidhni në lavaman një tenxhere me ujë të valuar dhe më pas salcën e uthullës dhe sodës së bukës.
Pas 30 minutash, lëshoni sërish ujë të nxehtë dhe tubat do të jenë të pastër./ Marketing
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk