SHQIPERIA

“Ju po përdorni protestën”, deputetja e PS i kthehet analistit: Kemi marrë masa

Kosova.Today ·

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth protestës studentore dhe reagimit të forcave të rendit. Ajo gjithashtu...

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth protestës studentore dhe reagimit të forcave të rendit. Ajo gjithashtu iu përgjigj analistit Zekthi i cili u shpreh se po përdoret protesta.

Bylykbashi gjatë fjalës së saj bëri një paralelizëm me mënyrën se si policia ndërhyn në vende të tjera europiane si Franca apo Italia, duke nëvizuar se shifrat zyrtare tregojnë se reagimi i policisë shqiptare ka qenë e tërhequr.

“Keni parë ju meqë ju e keni ndjekur, a keni ndjekur ju edhe protestat në ndërkohë dhe reagimin e policisë në Francë edhe në Itali në këto ditë?

E keni parë ju zonja Erla të gjithë rastet kur është goditur është vënë poshtë nga një tufë protestuese është polici dhe goditet. Shumë e shëmtuar që u përdorën fëmijët në atë protestë sepse ju e dini shumë mirë që nëse goditet në molotov policia e shtetit do reagojë dhe kur në turm janë edhe të miturit edhe ata do bëhen pjesë e sulmit.

Ajo që është thënë për policinë e shtetit këto ditë është jo qytetari si fillim. Policia e shtetit është një strukturë që tregon sigurinë edhe rendin kushtetues në këtë vend edhe është shumë e rëndësishme që ta themi këtë gjënë sepse është jetesa jonë e përbashkët në këtë Shqipëri dhe nuk duhet ta ngarkojmë.

Sikundër është reaguar sipas rregullave të ligjit shqiptar ndaj çdo polici që ka tejtkaluar veprimet dhe reagimet në raport me dhunën e ushtruar ndaj tyre. Ato shifra tregojnë një gjë përveç pamjeve që na e kanë treguar në të gjithë këto ditë. ato shifra tregojnë një gjë më shumë tregojnë që reagimi i forcave të policisë në Shqipëri është më i tërhequr. Janë shifra, të drejta të marra sot nga të dhëna zyrtare, kështu që duhet t’i besoni shifrave, duhet t’i besoni dhe pamjeve që shihni”, tha ajo.

Analisti: Nga burime të sigurta një grup problematik nga RMV po vjen për protestën e së shtunës

The post “Ju po përdorni protestën”, deputetja e PS i kthehet analistit: Kemi marrë masa appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës

14.11.2026

Situata pas reshjeve në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë

14.11.2026

Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt

14.11.2026

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026