SHQIPERIA

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe avokatë kallëzim në SPAK për dhunën në protesta: 180 episode të dokumentuara

Kosova.Today ·

Përfaqësues të shoqërisë civile, intelektuale, avokatë dhe studentë kanë dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga strukturat e policisë ndaj protestuesve, duke ndërmarrë hapin e parë zyrtar ligjor. Këtë të hënë, ata kanë dorëzuar zyrtarisht një...

Përfaqësues të shoqërisë civile, intelektuale, avokatë dhe studentë kanë dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga strukturat e policisë ndaj protestuesve, duke ndërmarrë hapin e parë zyrtar ligjor.

Këtë të hënë, ata kanë dorëzuar zyrtarisht një kallëzim penal në SPAK përmes të cilit kërkojnë nisjen e hetimeve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë zyrtarëve policorë që kanë ushtruar dhunë.

Sipas materialeve të dorëzuara pranë organit të akuzës, kallëzimi penal përmban mbi 180 episode të dokumentuara të paligjshmërisë dhe përdorimit të forcës gjatë tubimeve.

Sipas tyre këto raste nuk janë ngjarje të izoluara, por dëshmi të një praktike sistematike. Përballë kësaj situate, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe grupi i avokatëve i kanë bërë thirrje publike SPAK-ut që të kryejë një hetim sa më të shpejte, të plotë dhe të paanshëm.

The post Përfaqësues të shoqërisë civile dhe avokatë kallëzim në SPAK për dhunën në protesta: 180 episode të dokumentuara appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Plagosja me thikë në Korçë: 30-vjeçari pretendoi polic dhe nisi sherrin në lokal

26.11.2026

Protestat në Shqipëri: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës në qendër të pakënaqësisë

25.11.2026

Eskaluar në Kuvend Mitrovicë: Përplasje fizike mes drejtorit dhe asamblistëve të PDK

25.11.2026

Shqipëria në qendër të sulmit me dron në Libi: Analiza e Meçollarit

24.11.2026