Përfaqësuesit e Kosovës kthehen nga Parisi me dy medalje olimpike
Nëntë garues e kanë përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, teksa u kthyen me dy medalje olimpike. Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur të marrë medaljen e argjendtë, pasi në finale u mposht nga xhudistja uzbeke, Diyora Keldiyorova. Medalja e dytë për Kosovën ishte e bronztë, ndërsa e ka arritur Laura Fazliu, pasi mposhti xhudisten […] The post Përfaqësuesit e Kosovës kthehen nga Parisi me dy medalje olimpike appeared first on Albinfo.
Nëntë garues e kanë përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, teksa u kthyen me dy medalje olimpike.
Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur të marrë medaljen e argjendtë, pasi në finale u mposht nga xhudistja uzbeke, Diyora Keldiyorova.
Medalja e dytë për Kosovën ishte e bronztë, ndërsa e ka arritur Laura Fazliu, pasi mposhti xhudisten kroate Katarina Kristo, përcjell albinfo.ch.
Xhudistja Nora Gjakova, është mposhtur në rundin e parë të kategorisë deri në 57 kilogramë, nga monglezja Lkhagvatogo.
Akil Gjakova, u mposht në garë për të bronztën nga japonezi, Soichi Hashimoto.
Loriana Kuka gjithashtu është mposhtur dhe me këtë rast i dha fund karrierës së saj si xhudiste.
Boksierja Donjeta Sadiku, ndonëse e fitoi luftën e parë, pasi mposhti tajlandezen Thanaya Somnuek, ajo u mposht nga boksierja kolumbiane, Paola Angie Valdes Pana.
The post Përfaqësuesit e Kosovës kthehen nga Parisi me dy medalje olimpike appeared first on Albinfo.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk