SHQIPERIA

Përleshje në Burgun e Durrësit, plagoset me thikë një i dënuar, arrestohet autori i dyshuar

Kosova.Today ·

Një konflikt mes dy të dënuarve në Burgun e Durrësit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja është regjistruar më 15 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari për plagosjen është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes në...

Një konflikt mes dy të dënuarve në Burgun e Durrësit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja është regjistruar më 15 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari për plagosjen është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP).

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë konfliktit, i dënuari me inicialet M.B. dyshohet se ka goditur me një mjet prerës bashkëvuajtësin e tij, I.B.

“Në datën 15.11.2026, në IEVP Durrës, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit të burgosur M. B., pasi gjatë një konflikti ka goditur me anë të një mjeti prerës shtetasin e burgosur I.B

Nga AMSEVP dërgohen materialet procedurale për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në ngarkim të shtetasit të burgosur M. B. për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.

Nga AMSEVP po kryhen verifikimet e mëtejshme për punonjësit e kësaj IEVP-je të përfshirë në paligjshmëri”, thuhet në njoftim.

The post Përleshje në Burgun e Durrësit, plagoset me thikë një i dënuar, arrestohet autori i dyshuar appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Kam të dhëna për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive; jepni dorëheqjen para publikimit”, Majko porosi bashkëpartiakëve

15.11.2026

Gjenden në Kurbin e Krujë 3 automjete të vjedhura në Fier, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale

15.11.2026

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026

Shqipëri–Bjellorusi, kuqezinjtë kalojnë në avantazh 1-0 me golin e Rey Manajt

15.11.2026