SHQIPERIA

U përplas me grushta me 6 policë në protestën e dhunshme, kush është i riu “boksier” (VIDEO)

Kosova.Today ·

I riu që u përball me gjashtë efektivë të policisë gjatë protestës së dhunshme në Tiranë është Klevi Metaj. Gazetari Eraldo Harlicaj raportoi në Top Channel se i riu është djali i një gazetareje, ndërsa babai i tij është efektiv policie me...

I riu që u përball me gjashtë efektivë të policisë gjatë protestës së dhunshme në Tiranë është Klevi Metaj.

Gazetari Eraldo Harlicaj raportoi në Top Channel se i riu është djali i një gazetareje, ndërsa babai i tij është efektiv policie me origjinë nga Gjirokastra. Kjo ka krijuar një simbolikë të fortë në media, pasi i ati i tij mban pikërisht uniformën e policisë me të cilën ai u përplas.

Ai u kthye në një nga personazhet më të komentuar të protestës pasi u shfaq në video duke u përballur i vetëm dhe me grushte ndaj gjashtë efektivëve të Forcave Kombëtare të Sigurisë (FNSH), të cilët po përdornin shkopinj gome.

Pas përplasjes dhe shoqërimit nga policia, ai mbeti i gjakosur dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Gazetari Dedaj: SHBA-të në Shqipëri për interesat e tyre, jo për demokracinë

26.11.2026

Faturat e ujit me fasha: Familjet me konsum mbi 18 m³ do të paguajnë më shumë

24.11.2026

Marta Kos në Tiranë: Takime me Ramën dhe institucione për integrimin e Shqipërisë në BE

25.11.2026

Ambasadori Meidani: "Shqipërinë e gjeta mes jush" - Fjalimi i fundit në Shkup

26.11.2026