KOSOVA

Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 persona të plagosur, 3 në gjendje kritike

Kosova.Today ·

Mbi 20 persona kanë mbetur të plagosur, 3 prej tyre në gjendje kritike, pas përplasjes së dy tramvajeve në qytetin e Gelsenkirchenit, në Gjermani. Sipas informacioneve paraprake, një tramvaj ishte ndalur në një segment të hapur të linjës, kur...

Mbi 20 persona kanë mbetur të plagosur, 3 prej tyre në gjendje kritike, pas përplasjes së dy tramvajeve në qytetin e Gelsenkirchenit, në Gjermani.

Sipas informacioneve paraprake, një tramvaj ishte ndalur në një segment të hapur të linjës, kur u godit nga një tramvaj tjetër me pasagjerë.

Policia bëri të ditur se rreth 25 persona u plagosën në aksident. Shtatë prej tyre pësuan lëndime të rënda, ndërsa për tre të plagosur gjendja mbetet kritike dhe nuk përjashtohet rreziku për jetën. Të lënduarit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spitalet e zonës.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë ngritur një ekip të posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e përplasjes dhe për të përcaktuar pse tramvaji i parë ishte ndalur në mes të itinerarit.

Pas ngjarjes, një pjesë e bulevardit Kurt-Schumacher u mbyll në të dy drejtimet, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim, ndërsa më vonë u rihap vetëm një korsi.

Në vendngjarje u angazhuan dhjetëra ekipe shpëtimi, ambulanca dhe psikologë, të cilët ofruan ndihmë për pasagjerët dhe personat e prekur nga aksidenti. Kryebashkiakja e Gelsenkirchenit, Andrea Henze, e cilësoi ngjarjen si “një tronditje absolute”, pasi pa nga afër dëmet e shkaktuara brenda njërit prej tramvajeve. /Top Channel


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova pa taksë për karbonin, përball faturës së ndotjes

15.11.2026

E dhimbshme: Ky është 47 vjeçari nga Kosova që vdiq në një aksident në Mal të Zi

15.11.2026

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

14.11.2026

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026