MAQEDONIA

Përurohet rruga nga Reçica e Madhe deri te pika pagesore Tetovë – Gostivar

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar përfundimin e punimeve dhe promovimin e aksit të ri rrugor që lidh urën në Reçicë të Madhe me pikën pagesore Tetovë – Gostivar. Sipas njoftimit zyrtar, projekti përfshin një gjatësi...

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar përfundimin e punimeve dhe promovimin e aksit të ri rrugor që lidh urën në Reçicë të Madhe me pikën pagesore Tetovë – Gostivar.
Sipas njoftimit zyrtar, projekti përfshin një gjatësi prej 1.485 metrash, me gjerësi prej 6 metrash si dhe trotuar me gjerësi prej 1.5 metrash. Ky investim synon të rrisë sigurinë në komunikacion, të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të përmirësojë kushtet e lëvizjes për banorët e zonës dhe të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë këtë rrugë.
Kasami e ka vlerësuar këtë projekt si realizim të një tjetër premtimi konkret, duke theksuar se fokusi i administratës mbetet punët praktike dhe përfundimi i projekteve infrastrukturore në terren. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë me zbulimin e saj shkencor!

16.11.2026

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

13.11.2026

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë nga NATO?

15.11.2026

Shasivari: Hapet kutia e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja e Soravisë dhe emri i Davor Macurës në qendër të pikëpyetjeve

15.11.2026