MAQEDONIA

Nga vapë përvëluese në stuhi: Moti ndryshon papritur, priten shira të rrëmbyeshëm dhe breshër!

Kosova.Today ·

Pas temperaturave të larta, Maqedoninë e Veriut e presin reshje të dendura, bubullima dhe erë e fortë. Nesër moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara...

Pas temperaturave të larta, Maqedoninë e Veriut e presin reshje të dendura, bubullima dhe erë e fortë. Nesër moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm portokalli për temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit. Në disa zona, moti pritet të përkeqësohet në formë stuhie, me reshje intensive, erë të fuqishme, bubullima dhe mundësi për breshër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8°C në Berovë, ndërsa maksimumi pritet të arrijë 35°C në Shkup, Gjevgjeli, Demir Kapi dhe Veles. Edhe të enjten paradite do të mbizotërojë mot i nxehtë, ndërsa pasditen sërish priten reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë e fortë dhe lokalisht stuhi me breshër. Sipas parashikimeve, paqëndrueshmëria atmosferike do të vazhdojë deri në fund të javës, me mundësi për reshje lokale, bubullima dhe erë të përforcuar.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026

LSH zgjodhi strukturat partiake në Gostivar

15.11.2026

Qoku: Alta Banka dhe Soravia janë interesa të liderit suprem, jo të BDI-së

15.11.2026

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

15.11.2026