BOTA

Pjesë e grupit mafioz ‘Ndragheta’/ 334 të arrestuar, mes tyre edhe politikanë

Një operacion masiv i autoriteteve italiane ka çuar në pranga 334 persona, mes tyre politikanë, avokatë, financierë, zyrtarë të shtetit dhe biznesmenë

Sipas mediave italiane, u sekuestruan edhe pasuri me vlerë 15 milionë euro. Mes të arrestuarve është edhe ish deputeti i ‘Forza Italia’, Giancarlo Pittelli.

Mega operacioni është në vazhdën e një hetimi që zgjati disa vite dhe që u zhvillua në disa rajone të Italisë si: Kalabri, Campagna, Emilia Romagna, Toscana, Lombardi, Veneto, Piemonte etj, ku ‘Ndragheta’ ka zonat e saj të influencës.

Në kuadër të operacionit, disa prej të arrestuarve u vunë në pranga në Gjermani dhe Zvicër.Në operacion morën pjesë më shumë se 2500 forca të karabinierëve.

Policia Italiane ka deklaruar se operacioni është ndër më të mëdhenjtë ë zhvilluar në territorin Italian, por ndërkohë nuk ka dhënë detaje më të hollësishme veç faktit se operacioni kishte si qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të klanit mafioz ‘Ndragheta’.

Loading...

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Pjesë e grupit mafioz ‘Ndragheta’/ 334 të arrestuar, mes tyre edhe politikanë Pjesë e grupit mafioz ‘Ndragheta’/ 334 të arrestuar, mes tyre edhe politikanëRating: 5.0
To Top