JETA

FSK pjesë e konferencës së NATO-s në Gjermani

Kosova.Today ·

Në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (ICC 2026), që po mbahet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë, po merr pjesë Rreshteri Major i Forcës së Sigurisë së Kosovës, OR9 Ilir Rama. Konferenca,...

Në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (ICC 2026), që po mbahet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë, po merr pjesë Rreshteri Major i Forcës së Sigurisë së Kosovës, OR9 Ilir Rama.

Konferenca, e organizuar nga Komanda Aleate e NATO-s për Transformim (ACT), mbledh liderë të lartë të nënoficerëve nga NATO, vendet partnere dhe institucione të ndryshme ushtarake, me fokus në sfidat e sigurisë dhe prioritetet strategjike.

Gjatë punimeve të konferencës, Rreshteri Major i FSK-së ka zhvilluar takime me homologë nga vendet e NATO-s dhe partnerët pjesëmarrës, si dhe ka prezantuar vizionin e Komandës së Forcës së Sigurisë së Kosovës për zhvillimin e nënoficerëve në FSK.

Në këtë konferencë po trajtohen çështje që lidhen me situatën e sigurisë globale, mësimet e nxjerra nga operacionet dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet vendeve aleate dhe partnere.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aldi Suisse tërheq nga shitja mini filetot e pulës, konstatohet prania e listerisë

13.11.2026

Zvicra synon të ulë orarin maksimal të punës për infermierët nga 50 në 45 orë në javë

11.11.2026

Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë

11.11.2026

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026