KOSOVA

U plagos tre muaj më parë, “Plaku i Bregut” po rikupërohet jashtë Kosovës

Kosova.Today ·

Harbin Vitija, i njohur me njofkën “Plaku i Bregut”, është duke u rikupëruar jashtë vendit, pas një plagosjeje që pësoi në maj të këtij viti. 25-vjeçari ishte plagosur më 14 maj, rreth 100 metra pranë vendit ku dy vjet më parë, ai kishte shtënë...

Harbin Vitija, i njohur me njofkën “Plaku i Bregut”, është duke u rikupëruar jashtë vendit, pas një plagosjeje që pësoi në maj të këtij viti.

25-vjeçari ishte plagosur më 14 maj, rreth 100 metra pranë vendit ku dy vjet më parë, ai kishte shtënë me armë në drejtim të disa personave, raporton IndeksOnline.

Përfshirja e tij në disa vepra penale, si “Vrasje në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” “Armëmbajtje pa leje” e “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, kanë bërë që ai të krijojë një numër “armiqsh” në kryeqytet.

Vitija ishte përfshirë në disa incidente fizike dhe një prej tyre është edhe arsyeja përse ai u plagos.

Për plagët e thella që mori në kokë, IndeksOnline raporton se ai u obligua të shkojë jashtë vendit, për trajtim mjekësor.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026

Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime er’otike dhe korruptive, jepni dorëheqjen

15.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026

Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt

14.11.2026