SHQIPERIA

Plagoset me armë zjarri një 45-vjeçar në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Kosova.Today ·

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkozë të Tiranës. Nga burime bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar me inicialet D. L., i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës. Mësohet se ai ka marrë një...

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkozë të Tiranës. Nga burime bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar me inicialet D. L., i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës. Mësohet se ai ka marrë një plagë në kofshë ndërsa dyshohet se ai është qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 43-vjeçar me inicialet E. Q., dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Njoftimi i policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

The post Plagoset me armë zjarri një 45-vjeçar në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Reshjet në Shkodër: Problemet me energjinë në Vaun e Dejës dhe Malësi e Madhe

26.11.2026

Përjashtimi i Elisa Spiropalit: Deputetët e vjetër të PS-së u shokuan, vetëm të rinjtë votuan pro

25.11.2026

Shqiptarë në arrest në Britani: Hoxhaj lëmon fjalin drejtësisë për tentimin e vjedhjes së rezidencës së William dhe Kate

25.11.2026

Festim Bexhdili: 25 vjet burg për zhdukjen e Jan Prengës, provat fshehura

24.11.2026