Plagosja e gruas në Bresje, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: Shteti po ua mban anën dhunuesve e vrasësve

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur aksion simbolik para stacionit policor në Prishtinë dhe pastaj para Prokurorisë së Shtetit, në muret e të cilave kanë shkruar “Po i vrisni gratë”, raporton Ekonomia Online. Aksioni vjen pas plagosjes së gruas në Fushë Kosovë dhe lirimit të dorasit, burrit të saj, pas arrestimit të tij […]

Plagosja e gruas në Bresje, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: Shteti po ua mban anën dhunuesve e vrasësve

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur aksion simbolik para stacionit policor në Prishtinë dhe pastaj para Prokurorisë së Shtetit, në muret e të cilave kanë shkruar “Po i vrisni gratë”, raporton Ekonomia Online.

Aksioni vjen pas plagosjes së gruas në Fushë Kosovë dhe lirimit të dorasit, burrit të saj, pas arrestimit të tij dy ditë më parë për dhunë në familje.Sipas Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, shteti po mban anën e dhunuesve në luftën e dhunës ndaj grave.

“Jemi mbledhur këtu për ta shprehur revoltën tonë me neglizhimin e jetëve të grave dhe normalizimin e dhunës së gjinizuar nga institucionet e shoqëria. Veç brenda një javë, një burrë e vrau gruan në Graqanicë dhe një tjetër tentoi ta vriste gruan ne Fushe Kosovë. Ky i fundit ishte arrestuar pak ditë më parë për dhunë ne familje, per t’u liruar pas 48 orëve ne procedure te rregullt. Në këtë luftë shteti vazhdon ta mbajë anën e dhunuesve”, ka thënë përfaqësuesja e kësaj organizate, e cila nuk ka dashur të prezantohet për media.

 

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :