Plagosja e dy të rinjve pas shpërthimit të granatës në Memaliaj, reagon Policia

Plagosja e dy të rinjve pas shpërthimit të granatës në Memaliaj, reagon Policia

Policia e Tepelenës ka zbardhur detaje lidhur me plagosjen e dy të rinjve, Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç.

“Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Burimi i lajmit:opinion.al
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.