SHQIPERIA

Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 2 vëllezër! Policia jep detajet

Kosova.Today ·

Një person është vënë në pranga nga policia në Fushë-Krujë. Arrestimi i 49-vjeçarit, Shkëlqim Curaj erdhi pasi ai të mërkurën rreth orës 15:00 pas një konflikti, ka plagosur me thikë 46-vjeçarin, Aurel Doda. Ngjarja ka ndodhur në ambientet...

Një person është vënë në pranga nga policia në Fushë-Krujë. Arrestimi i 49-vjeçarit, Shkëlqim Curaj erdhi pasi ai të mërkurën rreth orës 15:00 pas një konflikti, ka plagosur me thikë 46-vjeçarin, Aurel Doda. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali. I plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në spital.

Gjithashtu një tjetër plagosje është regjistruar po të mërkurën në Fushë-Krujë ku ka mbetur i lënduar 51-vjeçari, Ardjan Xheka. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:00 pas një aksidenti rrugor.

Lidhur me aksidentin personat janë konfliktuar dhe kanë plagosur me thikë 51-vjeçarin. Lidhur me rastin janë shpallur në kërkim dy vëllezërit, Donald Caca dhe Halil Caca, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Policia po vijon hetimet lidhur me të dy plagosjet.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Sh. C., 49 vjeç, pasi dje, në ambientet e një lokali në Fushë-Krujë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., 46 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për kapjen e shtetasve D. C., 31 vjeç dhe H. C., 24 vjeç (vëllezër), pasi dje, në Fushë-Krujë, dyshohet se gjatë një konflikti, kanë goditur me mjet prerës shtetasin A. Xh., 51 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Vijojnë hetimet për rastin”, njofton policia.

The post Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 2 vëllezër! Policia jep detajet appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

11.11.2026

Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë

11.11.2026

Bardhi: PD nuk ka bojkotuar Reformën Zgjedhore, mazhoranca po pengon procesin

11.11.2026

“Revolucioni i flamingove”, Rama nga Dublini: Pas qershorit protestat ndryshuan, tani ka zogj të tjerë

11.11.2026