Podgoricë/ Pasi ekzekutoi tre shokët, autori ushtroi dhunë edhe ndaj nënës së tij

Podgoricë/ Pasi ekzekutoi tre shokët, autori ushtroi dhunë edhe ndaj nënës së tij
Detaje të reja janë zbardhur nga krimi në Podgoricë, ku u vranë 3 persona, mes tyre dy vëllezërit shqiptarë. Autori i dyshuar, Vehid Murici, pas krimit të rënde ka shkuar në shtëpi duke ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij.
Ndërkohë autoritetet e Malit të Zi janë vënë në kërkim të Vehid Muric-it me origjinë nga Rozhaja. Ai dyshohet se me një mjet të ftohtë ka vrarë tre shokët e tij me të cilët ishin duke qëndruar në një banesë me qira në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër”.
I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpi. Familja e ka raportuar rastin në polici dhe më pas krimi është zbuluar në Podgoricë.
Burimi i lajmit:opinion.al
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



