JETA

Policia asiston kontrollin e pyjeve në Ferizaj, iu konfiskohen drutë 6 traktorëve

Kosova.Today ·

Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Ferizaj kanë asistuar sot zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratit të Pyjeve në kuadër të aktivitetit të përbashkët “Patrullim dhe kontroll i përbashkët mobil APK-Polici-Inspektorati...

Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Ferizaj kanë asistuar sot zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratit të Pyjeve në kuadër të aktivitetit të përbashkët “Patrullim dhe kontroll i përbashkët mobil APK-Polici-Inspektorati i Pyjeve”.

Sipas një komunikate për media, gjatë patrullimit dhe kontrollit të zhvilluar në tregun javor në fshatin Dardani të Ferizajt, janë identifikuar gjashtë mjete bujqësore, traktorë me rimorkio, të cilat transportonin masë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Me asistimin dhe përcjelljen e zyrtarëve policorë, mjetet janë dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Ferizaj, ku është bërë matja dhe pranimi i masës drusore të konfiskuar.

Ndërkohë, zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pyjeve kanë ndërmarrë procedurat e mëtejshme, duke përpiluar procesverbalet përkatëse të inspektimit lidhur me masën drusore të konfiskuar.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

12.11.2026

Krenati- Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026