Policia e Maqedonisë së Veriut e ka gjetur 14 vjeçaren e cila kishte ikur nga shtëpia pas një problemi me prindin

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka gjetur shkupjanen 14 vjeçare e cila kishte ikur nga shtëpia pas një sherri që kishte pasur me prindin, transmeton Portalb.mk. Klara 14 vjeçare dje rreth orës 18 kishte ikur nga shtëpia, ndërsa punonjësit e policisë e kishin gjetur sot rreth orës 12:50 në Stacionin hekurudhor në Shkup. Fillimisht […]

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka gjetur 14 vjeçaren e cila kishte ikur nga shtëpia pas një problemi me prindin

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka gjetur shkupjanen 14 vjeçare e cila kishte ikur nga shtëpia pas një sherri që kishte pasur me prindin, transmeton Portalb.mk.

Klara 14 vjeçare dje rreth orës 18 kishte ikur nga shtëpia, ndërsa punonjësit e policisë e kishin gjetur sot rreth orës 12:50 në Stacionin hekurudhor në Shkup.

Fillimisht përpjekjet për gjetjen e saj kishin filluar përmes rrjeteve sociale, ndërsa kësaj nisme pastaj i është bashkuar edhe Policia e Maqedonisë së Veriut. Prindërit e kishin përshkruar vajzën e tyre, duke i bashkangjitur edhe një fotografi.

Ndryshe, rasti ishte paraqitur në Polici dje në orës 23:45 nga prindi 33 vjeçar I.T., e cila kishte treguar se vajza 14 vjeçare K.R. është larguar nga shtëpia rreth orës 18, duke theksuar se vajza ka edhe probleme shëndetësore.

Në raport theksohet se vajza K.R. paraprakisht ka pasur një sherr me I.R.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :