SHQIPERIA

Policia jep detaje/ Si e zbuluam bandën e rrezikshme që grabiti 100 milionë lekë (FOTO)

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja e filialit të postës shqiptare në Krujë. Policia ndërmori operacionin e koduar “Filiali”, duke goditur një grup të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës me armë.
Janë sekuestrohen lekët e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete dhe prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.
Ndërkohë, Policia ka arerstuar tre pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, me aktivitet të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe në fushën e narkotikëve, ndërsa dy të tjerë janë ndaluar nën akuzën e moskallëzimit të krimit.
Në datën 4 nëntor 2019, rreth orës 03:00 të mëngjesit, persona të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armëve vodhën një sasi të konsiderueshme parash që ndodheshin në kasafortën e filialit të postës shqiptare, në Krujë.
Pas një pune intensive operative gjurmuese, të bërë nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Dr..

Loading...

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja e filialit të postës shqiptare në Krujë. Policia ndërmori operacionin e koduar “Filiali”, duke goditur një grup të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës me armë.

Janë sekuestrohen lekët e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete dhe prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.

Ndërkohë, Policia ka arerstuar tre pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, me aktivitet të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe në fushën e narkotikëve, ndërsa dy të tjerë janë ndaluar nën akuzën e moskallëzimit të krimit.

Në datën 4 nëntor 2019, rreth orës 03:00 të mëngjesit, persona të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armëve vodhën një sasi të konsiderueshme parash që ndodheshin në kasafortën e filialit të postës shqiptare, në Krujë.

Pas një pune intensive operative gjurmuese, të bërë nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, si dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe analizimit të tyre, Policia zhvilloi kontroll në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Laç.

Si rezultat i kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, konkretisht një automjet Range Rover dhe një Benz 320, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes.

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve të ambienteve dhe banesave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë e konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, konkretisht një pistoletë, një pushkë dhe një kallashnikov, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë.

Falë veprime të shpejta të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Krujë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe FNSH, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tyre, si grup i strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e vjedhjes së pronës me armë e dhunë, shkatërrimit të pronës me eksploziv, në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

Shtetasi Gazmir Saka është person me precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes me armë të pronës dhe në fushën e narkotikëve. Shtetasi Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” është person me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje – bën të ditur Policia.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit, konkretisht autorë të vjedhjes së Benz-it 320, të sekuestruar gjatë operacionit të sotëm, autorë të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua po gjatë operacionit të sotëm, si dhe vjedhjes së një supermarketi, vjedhje për të cilën autorët kanë përdorur Range Roveri-n e sekuestruar.

Po nga të dhënat që disponon Policia, këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, vazhdon hetimin për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Policia jep detaje/ Si e zbuluam bandën e rrezikshme që grabiti 100 milionë lekë (FOTO) Policia jep detaje/ Si e zbuluam bandën e rrezikshme që grabiti 100 milionë lekë (FOTO)Rating: 5.0
To Top