SHQIPERIA

Policia kriminale zbarkon në Shijak, zbulohet vendi ku besohet se u gropos Jak Prenga

Forca të shumta të policisë kriminale kanë zbarkuar në fshatrat Pjezë dhe Hardhisht për të kërkuar trupin e pengut të vrarë Jak Prenga.
Ky i fundit ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes nga plagët e shkaktuara gjatë rrëmbimit të tij në Kamzë më 17 janar.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi direkt nga vendi i ngjarjes ku besohet të jetë groposur trupi i pajetë i Jak Prengës.
Besohet se pasi pengu ka humbur jetën në resortin ‘Golden’ në Shijak, personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale kanë marrë trupin e tij dhe e kanë futur në një furgon më pas besohet se e kanë groposur në kodrat e fshatrave Pjezë e Hardhisht.
Jak Prenga u mor peng për shkak të një ngarkese të konsiderueshme kokaine që vëllai i tij kishte mbajtur të fshehtë dhe nuk e kishte dorëzuar në destinacionin ku i kishte caktuar banda ku bënte pjesë.
Deri më tani për këtë ngjarje janë arrestuar 5 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 8 persona të tjerë, mes tyre edhe ‘kokat’ që kanë porositur krimin në ..

Loading...

Forca të shumta të policisë kriminale kanë zbarkuar në fshatrat Pjezë dhe Hardhisht për të kërkuar trupin e pengut të vrarë Jak Prenga.

Ky i fundit ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes nga plagët e shkaktuara gjatë rrëmbimit të tij në Kamzë më 17 janar.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi direkt nga vendi i ngjarjes ku besohet të jetë groposur trupi i pajetë i Jak Prengës.

Besohet se pasi pengu ka humbur jetën në resortin ‘Golden’ në Shijak, personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale kanë marrë trupin e tij dhe e kanë futur në një furgon më pas besohet se e kanë groposur në kodrat e fshatrave Pjezë e Hardhisht.

Jak Prenga u mor peng për shkak të një ngarkese të konsiderueshme kokaine që vëllai i tij kishte mbajtur të fshehtë dhe nuk e kishte dorëzuar në destinacionin ku i kishte caktuar banda ku bënte pjesë.

Deri më tani për këtë ngjarje janë arrestuar 5 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 8 persona të tjerë, mes tyre edhe ‘kokat’ që kanë porositur krimin në fjalë.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Policia kriminale zbarkon në Shijak, zbulohet vendi ku besohet se u gropos Jak Prenga Policia kriminale zbarkon në Shijak, zbulohet vendi ku besohet se u gropos Jak PrengaRating: 5.0
To Top