SHQIPERIA

Edhe policia me ujë dhe gaz lotsjellës në Tiranë, nuk mposhten protestuesit (LIVE)

Kosova.Today ·

Po vijon protesta e studentëve në Tiranë, ku pranë tyre janë rreshtuar edhe pedagogë të universiteteve, si dhe nxënës të disa shkollave të mesme. Situata para Ministrisë së Arsimit sot ka qenë e tensionuar, me ç’rast Policia e Shtetit ka ndërhyrë...

Po vijon protesta e studentëve në Tiranë, ku pranë tyre janë rreshtuar edhe pedagogë të universiteteve, si dhe nxënës të disa shkollave të mesme.

Situata para Ministrisë së Arsimit sot ka qenë e tensionuar, me ç’rast Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur ujin me presion dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e qytetarëve dhe studentëve që ishin mbledhur për të protestuar.

Policia ka bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve teksa po hedh ujë në drejtim të protestuesve deri në “Rrugën e Durrësit. Disa protestues të tjerë më parë nisën një marshim.

Në një lëvizje taktike, mijëra protestues janë rigrupuar me shpejtësi në zemër të Tiranës.

Një turmë e stërmadhe qytetarësh dhe të rinjsh është vendosur sërish në masë pranë godinës së Kryeministrisë dhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës

14.11.2026

I kërkuar nga Mali i Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 52-vjeçari! Pritet ekstradimi

13.11.2026

PD prezanton paketën e plotë të propozimeve për Reformën Zgjedhore, 8 fushat ku kërkon ndërhyrje

13.11.2026

Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër

13.11.2026