SHQIPERIA

Policia luan blofin/ E vërteta e pengut të vrarë pa mbërritur në resortin e trafikantit

Policia publikoi një njoftim pak minuta më parë, si sqarim për opinionin publik, por në fakt më shumë e kishte kundër medias dhe të dhënave që publikojnë gazetarët. Sipas njoftimit të policisë, disa lajme në disa media vizive dhe të shkruara në lidhje me veprimet e kryera nga ana e Policisë për gjetjen e shtetasit të marrë peng më datë 17 janar 2020 janë tërësisht të pavërteta.
Në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Shtetit ka informuar publikun e gjerë nëpërmjet zëdhënësit të saj mbi ecurinë e veprimeve procedurale të kryera në vazhdimësi, në lidhje me pengmarrjen e shtetasit Jak Prenga.
Grupi i posaçëm hetimor, pasi siguroi informacione nga burime policore dhe duke përdorur të gjitha teknikat speciale të hetimit të miratuara nga Prokuroria dhe Gjykata në përfundim të analizimit të informacioneve të siguruara krijoi bindjen e plotë të bazuar mbi prova se shtetasi Jak Prenga mund të mbahej peng në resortin në pronësi të shtetasit Altin Hajri, banues në Shijak.
Mbi bazën e këtyre infor..

Loading...

Mbi bazën e këtyre informacioneve u hartua plan-operacioni dhe u zhvillua operacioni policor i koduar “Resorti”. “Duam të theksojmë se Policia e Shtetit disponon prova të pakundërshtueshme se shtetasi J. P. ka ndërruar jetë më datë 17 janar, pra ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete’ – thotë Policia në njoftimin e saj.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë krim, si dhe për gjetjen e trupit të shtetasit Jak Prenga.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij hetimi, si dhe shqetësimin e familjarëve, të cilët janë duke pritur për gjetjen e trupit të kërkojmë mirëkuptimin e gazetarëve dhe analistëve që të mos publikojnë të dhëna të pavërteta që dëmtojnë ecurinë e hetimeve dhe shkaktojnë akoma më shumë traumë psikologjike tek familjarët, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për publikimet e lajmeve të pavërteta dhe lidhje të tyre me këtë ngjarje – përfundon njoftimin e saj për shtyp Policia.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Policia luan blofin/ E vërteta e pengut të vrarë pa mbërritur në resortin e trafikantit Policia luan blofin/ E vërteta e pengut të vrarë pa mbërritur në resortin e trafikantitRating: 5.0
To Top