Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 268 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Policia Rajonale e

Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 268 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406