Policia për protestën në veri: Përfundoi e qetë – u kujdesëm për sigurinë e protestuesve deri në fund
Policia ka reaguar në lidhje me protestën që është mbajtur sot në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut. Sipas policisë, qytetarët filluan të mblidheshin rreth orës 11:00, për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me situatën dhe deklarimet për hapjen e urës për qarkullim. “Rreth orës 12:00, protesta ka përfunduar e […]
Policia ka reaguar në lidhje me protestën që është mbajtur sot në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut.
Sipas policisë, qytetarët filluan të mblidheshin rreth orës 11:00, për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me situatën dhe deklarimet për hapjen e urës për qarkullim.
“Rreth orës 12:00, protesta ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, policia tha se janë kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit para, gjatë dhe deri në përfundim të protestës.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk