SHQIPERIA

Policia, raprezalje në Vlorë/ Tre të arrestuar me 40 kg drogë kanabis (FOTO)

Tre persona janë arrestuar nga Policia gjatë operacionit antidrogë të koduar “Zhupani”, gjatë të cilit goditet një grup, i cili prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike. Tre të arrestuarit janë kapur me 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.
Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.
Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës. Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagracë i shtetasve: A. M., M. K. dhe K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.
Gjatë oper..

Loading...

Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Policia, raprezalje në Vlorë/ Tre të arrestuar me 40 kg drogë kanabis (FOTO) Policia, raprezalje në Vlorë/ Tre të arrestuar me 40 kg drogë kanabis (FOTO)Rating: 5.0
To Top