Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin protestuesit (LIVE)
Para kryeministrisë dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” situata është e qetë, ndërsa policia është shpërndarë në disa zona të Tiranës, ku ka grumbullime të grupeve të protestuesve. Në disa rrugë policia ka ndjek protestues dhe se ka nisur shoqërimi...
Para kryeministrisë dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” situata është e qetë, ndërsa policia është shpërndarë në disa zona të Tiranës, ku ka grumbullime të grupeve të protestuesve.
Në disa rrugë policia ka ndjek protestues dhe se ka nisur shoqërimi i tyre në komisariate.
Protestuesit kanë ndezur një zjarr te Gjykata e Lartë në Tiranë, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe 2 automjete. Flakët kanë përfshirë ambiente të katit të parë të kësaj gjykate.
Disa nga protestuesit, pasi i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë, u kthyen sërish në shesh.
Por, forcat e rendit reaguan menjëherë duke avancuar me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome, shkruan A2.
Protestuesit u larguan duke zbrazur sheshin. (A2 Televizion)
20:30 – Është përshkallëzuar situata në protestën e sotme në kryeqytet, me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë mbërritur në bulevardin dëshmorët e kombit pranë kryeministrisë, duke qëlluar me gurë drejt efektivëve.
Mjetet e policisë po hedhin ujë me presion në sasi të mëdha drejt turmës, ndërsa shtëllunga të dendura gazi lotsjellës kanë mbuluar të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.