SHQIPERIA

Policia tërheq gazetaren e Euronews Albania, tenton t’i marrë telefonin! Po filmonte një arrestim

Kosova.Today ·

Një incident është shënuar gjatë protestës me gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu. Kjo e fundit po raportonte për situatën e protestës, konkretisht në shkallët e Kuvendit, ku policia e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të largohej. Sipas...

Një incident është shënuar gjatë protestës me gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu.

Kjo e fundit po raportonte për situatën e protestës, konkretisht në shkallët e Kuvendit, ku policia e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të largohej.

Sipas deklarimit të gazetares Shehu, pengimi i raportimit ndodhi në momentin kur ajo filmoi arrestimin e një protestuesi nga forcat e policisë.

Eksiola Shehu raporton se efektivët e kanë shtyrë, duke tentuar t’i marrin edhe telefonin, por gazetarja ka refuzuar t’ua japë. Ajo thekson se, pas shtyrjes nga efektivët, është rrëzuar.

Filmoi dhunën ndaj të riut, polici tërheq gazetaren e Euronews dhe tenton t’i marrë telefonin! https://t.co/6iRMfmKeJU

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026

The post Policia tërheq gazetaren e Euronews Albania, tenton t’i marrë telefonin! Po filmonte një arrestim appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ambasadori amerikan Wendt: Investimet në Shqipëri duhet të përfshijnë gjeneratën e re

26.11.2026

PD kërkon shfuqizim të ligjit për bashkive: "Shkelje kushtetuese në reformën territoriale

26.11.2026

Arrestuar në Kosovë: Trafikim i të miturve, 13-vjeçarja e gjetur në Tiranë

24.11.2026

Elbasani përkujton 114 vjetorin e pavarësisë me homazhe dhe ceremoni

25.11.2026